​City deklason Baselin, pranë çerekfinales së Ligës së Kampionëve – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
3 °C

​City deklason Baselin, pranë çerekfinales së Ligës së Kampionëve

22:41 | 13 Shkurt 2018

Manchester City ka shënuar fitore të thellë prej 0:4 ndaj Baselit në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve

Skuadra angleze Manchester City është shumë pranë kalimit në çerekfinale të Ligës së kampionëve, pas fitores në udhëtim ndaj Baselit me rezultat 0:4.

Mysafirët ishin dominues nga minuta e parë, duke vërtetuar formën e tyre fantastike këtë sezon edhe në Evropë.

Golat për Cityn i shënuan Ilkay Gundogan dy, Bernanrdo Silva dhe Sergio Aguero.

Ndërmjet këtyre dy skuadrave do të zhvillohet edhe një ndeshje, ajo e kthimit në Etihad Stadium pas tre javësh. /Express/

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!