101 arsye kundër koalicionit, 1001 arsye për koalicion (!) – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

101 arsye kundër koalicionit, 1001 arsye për koalicion (!)

Shkruar nga: Shemsi Reçica

15:34 | 19 Qershor 2017

Ne fillim fryhen si bretkoca para kaut. Per te rene ne sy dhe per t’u dalluar prej te tjereve, per t’u shitur sa me te medhenj dhe sa me parimore, nguten, si ne gara, dhe thone fjale te forta e te medha, te cilave s’mund t’u dalin zot.

I ngarkojne kundershtaret e tyre edhe me akuza per vepra te renda penale, te padeshmuara, dhe, duke i numeruar 101 “arsye” “madhore kombetare”, i caktojne edhe “vijat e kuqe” per moslidhjen e koalicioneve me rivalet e tyre .

Ne fund, per t’iu dale llogarite e tyre, i zbutin, i tkurrin, madje edhe i shkelin, i “hane” fjalet dhe premtimet e dhena ne fillim.

I “harrojne” akuzat e tyre publike per veprat e renda penale ne kurriz te kundershtareve te tyre dhe, duke i numeruar, tani jo 101, por 1001 “arsye”, prape “madhore kombetare”, i kapercejne “vijat e kuqe”, te caktuara prej atyre vete, dhe lidhin koalicion me rivalet e tyre(!).

U bene hore, thote populli, dhe tash s’u beson me kush fjaleve as premtimeve te lidereve te partive tona politike.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!