11 këshillat se si të bëheni i pasur – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

11 këshillat se si të bëheni i pasur

16:15 | 25 Maj 2018

Këshilla nga disa prej milionerëve më të mëdhenj që ia kanë dalë vetë.

Përqendrohuni tek të ardhurat

Hapi i parë konsiston në përqendrimin tek rritja e të ardhurave. Filloni të ndiqni paratë dhe do të shihni shumë më tepër mundësi para jush.

Krijoni burime të ndryshme të ardhurash

Në prona, investime, bashkëpronësi… zgjidhni vetë. Tre burime të ardhurash është formula magjike për të pasur një të ardhme mëse të sigurt financiarisht.

Kurseni për të investuar, mos kurseni për të kursyer

Kjo duhet të jetë arsyeja juaj e vetme për të kursyer. Vendosini këto para në llogari të paprekshme dhe bëjeni këtë një zakon.

Jini të vendosur

Ruajeni fuqinë tuaj mendore duke i marrë sa më shpejt vendimet që mund të kthehen me lehtësi dhe punët e thjeshta mundohuni t’i kryeni në mënyrë automatike. Kjo përfshin edhe të veshurit për në punë dhe vendimet në lidhje me çfarë do të hani gjatë ditës. Vendosmëria është diçka që zhvillohet me vullnet.

Mos u mundo të dukesh

Milionerët e vërtetë kanë filluar të blejnë makina dhe veshje super luksoze vetëm kur kompanitë e tyre ishin në kulmin e suksesit. Njihuni për etikën në punë, jo për gjërat e bukura që zotëroni.

Ndryshoni mendësitë që keni për paratë

Të bëhesh i pasur fillon me atë që ti mendon për mënyrën sesi bëhen paratë. Çdo gjë është e mundur nëse mendon siç duhet.

Investon tek vetja

Investimi më i mirë që mund të bëni është tek e ardhmja juaj. Lexoni për të paktën 30 minuta në ditë, dëgjoni podcast-e me vlerë teksa ngisni makinën dhe kërkoni udhëheqësit tuaj me ngulm.

Harrojeni pagën tipike

Njerëzit e pasur janë përgjithësisht të vetëpunësuar dhe e vendosin vetë pagën e tyre. Ata që ‘bien rehat’ me pagat e qëndrueshme, humbin mundësinë për të grumbulluar pasuri të mëdha.

Përcaktoni qëllimet tuaja dhe vizualizoni arritjen e tyre

Nëse doni të bëni shumë para, duhet të keni një qëllim të qartë dhe një plan specifik për ta arritur atë. Paratë nuk bien nga qielli.

Përpiquni të shoqëroheni me njerëzit që admironi

Ideja është që të rrethoheni nga njerëz të talentuar dhe që ndajnë të njëjtat vizione me ju. Disa mendje të fuqishme së bashku janë gjithnjë më mirë se një. Në këtë mënyrë do të krijoni dhe lidhjet që ju duhen për të bërë përpara.

Synoni 10 milionë, jo 1 milion

Mos e limitoni veten tuaj. Ky planet nuk ka mungesë parash, thjesht mungesë njerëzish që nuk mendojnë aq larg sa duhet.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!