13-vjeçarja shqiptare zhduket në Angli, mamaja e dëshpëruar kërkon ndihmë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

13-vjeçarja shqiptare zhduket në Angli, mamaja e dëshpëruar kërkon ndihmë

22:08 | 04 Shkurt 2019

Një 13-vjeçare shqiptare është zhdukur në Angli

Policia britanike është vënë në lëvizje prej ditës së premte për të gjetur një 13-vjeçare shqiptare, e cila rezulton të jetë e zhdukur prej ditës së premte në Herst të Anglisë.

Mamaja e dëshpëruar e Megi Bugaçit është paraqitur të premten në stacionin policor të Saint Albans për të denoncuar zhdukjen e vajzës së saj.

Ata i kanë kërkuar ndihmë publikut për të gjetur një grua, e cila shoqëroi nënën e Megi Bukacit drejt stacionit policor.

Sipas policisë, nëna shqiptare ishte me dy fëmijët më të vegjël, një djalë dhe vajzë, kur i kërkoi gruas misterioze se si t’i drejtohej stacionit më të afërt policor. Kjo e fundit i shoqëroi të tre shqiptarët në stacionin policor të Saint Albans. Kur nëna dha alarmin se vajza ishte zhdukur, gruaja ishte larguar kështu që oficerët nuk mundën ta merrnin në pyetje,raporton Tch.

The Sun shkruan se 13-vjeçarja Megi Bukaci është rreth 150 centimetra e gjatë, me flokë të gjatë dhe sy ngjyrë kafe. Herën e fundit që është parë kishte veshur xhinse të zeza, xhaketë blu dhe një palë vathë ngjyrë të argjendtë. Gjithashtu adoleshentja shqiptare ka një shenjë pranë syrit të djathtë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!