14-vjeçari u hodh nga ura për t’u larë, nuk del i gjallë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
28 °C

14-vjeçari u hodh nga ura për t’u larë, nuk del i gjallë

13:11 | 10 Gusht 2018

Një 14-vjeçar ka përfunduar me fatalitet pasi u hodh nga ura për t’u larë në lumin e Matit.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë, ndërsa trupi i pajetë i 14-vjeçarit është gjetur ditën e sotme.
Familjarë, banorë të zonës si dhe forca policie kanë kërkuar gjatë gjithë natës, ndërsa vetëm sot kanë arritur të gjejnë trupi e 14-vjeçarit pranë këmbëve të urës, raporton Tch.

Ky lum përdorët nga banorë të Milotit, Rrëshenit dhe fshatrave përreth edhe për t’u larë, por hedhja nga ura mendohet të jetë shkaku i kësaj ngjarje të rëndë.

Brenda dy ditëve shkon në 2 numri i personave me fatalitet, njëri në Shëngjin e tjetri në lumin Mat.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!