15 mijë shkencëtarë letër njerëzimit, ky do të jetë fati i botës – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

15 mijë shkencëtarë letër njerëzimit, ky do të jetë fati i botës

18:25 | 13 Nëntor 2017

Një paralajmërim i ri dhe urgjent për njerëzimin, rreth rreziqeve me të cilat përballemi të gjithë ne, është shkruar nga 15 mijë shkencëtarë nga e gjithë bota.

Ky mesazh rifreskon një paralajmërim të mëhershëm që ishte dërguar nga Unioni i Shkencëtarëve të Brengosur, që ishte mbështetur me 1 e 700 nënshkrime 25 vite më parë. Por ekspertët tani thonë se fotografia është shumë më e keqe se sa ka qenë në vitin 1992, dhe se gati të gjitha problemet e identifikuara atëherë tani vetëm se janë përkeqësuar.

Njerëzimi ende po përballet me një kërcënim ekzistencial nga rritja e konsumit të burimeve të kufizuara nga një popullatë që po rritet shpejtë, paralajmërojnë shkencëtaret.

Po ashtu, në letër thuhet se “shkencëtaret, personat që influencojnë mediat, nuk po bëjnë asgjë për të parandaluar të keqen.

Sipas shkencëtarëve, ndryshimet klimatike mund të jenë edhe më keq se sa që është menduar, sidomos pas gjetjeve të reja se ka pasur gabime në matjen e temperaturave të detit.

“Nëse bota nuk vepron shpejt do të ketë humbje katastrofale të biodiversitetit dhe mjerim njerëzor të madh të paparë ndonjëherë” thuhet në letër.

Vetëm vrima në shtresën e ozonit është përmirësuar që prej se është shkruar letra e parë. Kjo, shkencëtaret kërkojnë që të përdoret si një shembull se çfarë mund të ndodhë kur ka veprime të vendosura.

Por secili kërcënim tjetër, vetëm është përkeqësuar, thonë shkencëtarët, dhe nuk ka mbetur shumë kohë kur këto ndryshime nuk mund të kthehen më prapa.

“Duke dështuar që ta kufizojmë rritjen e popullsisë, të rivlerësojmë rolin e ekonomisë të bazuar në rritje, të reduktojmë gazërat serë, t’u japim incentivë energjisë së ripërtrishme, ta mbrojmë habitatin, të rigjallërojmë ekosistemin, ta ndalim ndotjen, ndaljen e defaunizimit, njerëzimi nuk është duke ndërmarrë hapa urgjent të nevojshëm biosferën që po shktaërrohet” paralajmërojnë shkencëtarët.

Vërejtja e re, e shkruar si një letër e hapur, ka marrë mbështetjen e 15 mijë e 364 shkencëtareve nga 184 vende, të cilët janë pajtuar që të japin emrin e tyre si nënshkrues.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!