1521 vrasje ndodhen për kaq vite në Kosovë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

1521 vrasje ndodhen për kaq vite në Kosovë

22:51 | 02 Dhjetor 2017

Statistikat për vrasjet në Kosovë paraqesin shifra shqetësuese. Për 18 vite në Kosovë, përkatësisht nga viti 1999 deri 2017 kanë ndodhur 1521 vrasje të motiveve të ndryshme.

Për këtë vit, që nga janari deri në këtë muaj (Nëntor) janë shënuar 23 vrasje.

Derisa në vitin 2015 policia regjistroi 25 vrasje e në vitin e kaluar 26, këtë vit deri tani janë 23.

Nga këto raste, sipas policisë, 17 prej tyre janë zbuluar.

“Në vitin 2016 janë shënuar 26 raste të vrasjeve. Kurse gjatë këtij viti (2017) deri në ketë periudhe janë shënuar 23 raste te vrasjeve, prej te cilave 17 janë zbuluar”, kanë thënë për Indeksonline, zyrtarët për media të policisë.

Derisa në vitin 2014, numri i vrasjeve ka qenë në 10, tani ky numër gati është trefishuar.

Të dhënat e policisë tregojnë se nga viti 1999 deri në vitin 2014, numri më i madh i vrasjeve ka ndodhuer në Prishtinë dhe Pejë.

Policia e Kosovës për Indeksonline ka sqaruar se këto vrasje po shkaktohen për motive të ndryshme, duke shtuar se këto raste janë tepër shqetësuese. “Rastet e vrasjeve në përgjithësi janë tepër shqetësues dhe shkaktohen për motive të ndryshme, përderisa vendimet lidhur me rastet e tilla dhe përcaktimi i dënimeve është kompetencë e organeve të drejtësisë. Disa raste te vrasjeve janë me kryes të njohur kurse disa nga rastet janë në proces hetimor dhe Policia ne bashkëpunim me Prokurorinë i trajton me një seriozitet të madh”, thuhet ndër të tjerash në përgjigjen e PK-së.

Me tutje Policia thekson se si akter i vetëm ka problem të trajtojë këto raste, prandaj kërkon përfshirje edhe të akterëve të tjerë vendimmarrës.
“Në aspektin e parandalimit përveç Policisë duhet luajtur rolin e tyre edhe akterët tjerë të cilët kanë obligime institucionale dhe shoqërore në funksion të vetëdijesimit apo sensibilizimit të shoqërisë lidhur me pasojat që mund të vijnë nga veprimet e kundërligjshme në përgjithësi”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Policia thekson se ka ndërmarr veprime për parandalimin e tyre qoftë përmes operacioneve policore për konfiskimin e armëve ilegale dhe fushatave të ndryshme vetëdijesimi për të gjitha aktivitetet e kundërligjshme.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!