16 të vdekur nga një aksident rrugor – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
18 °C

16 të vdekur nga një aksident rrugor

10:18 | 13 Qershor 2018

Së paku 16 persona kanë humbur jetën, ndërsa 13 të tjerë janë lënduar gjatë një aksidenti rrugor në rajonin Uttar Pradesh të Indisë.

Pradeep Kumar, një nga zyrtarët në zonën Mainpuri, për AA deklaroi si në orët e hershme të mëngjesit u përmbys autobusi dhe sipas të dhënave paraprake kanë humbur jetën 16 persona.

Sipas tij, janë lënduar 13 persona, në mesin e të cilëve tre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, raporton Anadolu Agency.

“Sipas deklaratave të pasagjerëve të lënduar, shoferi i autobusit ka drejtuar automjetin me shpejtësi të papërshtatshme, ku edhe përskaj paralajmërimit të pasagjerëve nuk ka ngadalësuar”, sqaroi Kumar.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!