22 vjeçares nga Prishina dërgohet në Turqi, ja kush e merr përsipër shërimin e saj – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

22 vjeçares nga Prishina dërgohet në Turqi, ja kush e merr përsipër shërimin e saj

17:11 | 12 Shkurt 2019

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditë me parë në Prishtinë, kur një grua shtatzënë derisa po ecke në trotuar është goditur nga një kamionët në lëvizje.

Nën organizimin e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, sot është nisur për mjekim në Stamboll, Taunita Hoxha, e cila u aksidentua ditë më parë në Prishtinë.

Dërgimi i saj u bë me avion të veçantë dhe do të trajtohet në Spitalin Universitar “Bezmi Alem”.

Kjo është arritur si rezultat i marrëveshjes së bashkëpunimit që ka nënshkruar Kryesia e BIRK-ut me Drejtorinë e Vakëfeve të Republikës së Turqisë.

Kryesia e BIRK-ut, i dëshiron shërim sa më të shpejtë, Tuanita Hoxhas, si dhe kthim sa më të shpejtë pranë familjes së saj.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!