24 mijë punëtorë nga Kosova ikin jashtë vendit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
19 °C

24 mijë punëtorë nga Kosova ikin jashtë vendit

08:12 | 03 Tetor 2018

Marrëveshja, të cilën Kosova e firmosi me Gjermaninë për punësim sezonal të kosovarëve, duket se do t’i lërë kompanitë kosovare pa punëtorë. Të hënën në një konferencë për medie kryetari OEK-ut, Berat Rukiqi, ka bërë të ditur se mbi 24 mijë punëtorë nga viti 2017 kanë ikur nga Kosova, por zyrtarë të BSKP-së thonë se numri i punëtorëve që kanë ikur është 34 mijë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Numri i punëtorëve që pritet ta braktisin Kosovën pas liberalizimit të vizave pritet të rritet dukshëm, pasi deri më tash pjesa dërrmuese e punëtorëve që kanë punuar nëpër kompani kosovare janë shprehur të pakënaqur. Në disa kompani të mëdha tashmë kanë filluar lëvizjet e para të punëtorëve. Për t’i shmangur këto largime pronarë të kompanive të mëdha në vend po rekomandojnë qasje më të mira ndaj punëtorëve në ambientet e punës.

Pronari i kompanisë “Meka Hallall Food”, Burim Piraj, ka treguar për gazetën “Zëri” se i është larguar një punëtor, i cili ka ikur jashtë për të punuar, por është rikthyer sërish në një kompani tjetër në Kosovë për të vazhduar punën. “Kam pasur një rast, një punëtor e ka lënë punën. Mirëpo atje ku ka shkuar nuk është rehatuar dhe është kthyer prapë për të punuar, por jo në firmën tonë. Problemi i ikjes do të jetë shumë real, kompanitë që bashkëpunojmë, sidomos ato që merren me tregti, kanë probleme t’i gjejnë punëtorët e të punojnë në kushtet kosovare”, ka deklaruar ai.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!