48 -vjeçari qëllon me thikë gruan në sy të fëmijëve – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

48 -vjeçari qëllon me thikë gruan në sy të fëmijëve

18:45 | 10 Qershor 2018

Një shqiptar 48 vjeçar ka plagosur me thikën e kuzhinës bashkëshorten e tij 28-vjeçare në qytetin e Piacencës në Itali.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në sy të dy fëmijëve te çiftit, pas një sherri mes tyre, ku burri ka rrëmbyer thikën dhe ka qëlluar gruan e tij. Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë pas britmave që kanë dëgjuar.

Shqiptarja 28-vjeçare ka marrë plagë të shumta në trup, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po kurohet në spital.

Policia ka arrestuar 48-vjeçarin shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ndërsa thuhet se ai ka qënë në gjendje të dehur.

Dy fëmijët e mitur janë dërguar tek një i afërm i çiftit për t’u kujdesur. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes, transmeton syri.net.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!