5 të vdekur nga një sulm në zyrat e policisë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
17 °C

5 të vdekur nga një sulm në zyrat e policisë

08:53 | 17 Maj 2018

Policia indoneziane ka qëlluar katër burra të armatosur me shpata pas sulmit ndaj një stacioni policor në ishullin e Sumatrës.

Një polic u vra dhe tre vetë u plagosën në sulm.

Autorët sulmuan një furgon në një portë në stacionin e policisë Riau në Pekanbaru të mërkurën, përpara se të vazhdonin sulmin, konfirmoi zëdhënësi i policisë kombëtare Setyo Ëasist. Katër kriminelë u vranë dhe një tjetër u arrestua ndërsa përpiqej të arratisej.

Po ashtu thuhet se autorët ishin të armatosur me shpata “Samurai”, raporton Reuters. Sulmi la një oficer të vdekur dhe dy të plagosur.

Të hënën, 10 vetë u plagosën në një bombardim vetëvrasës, pasi dy motoçikleta shpërthyen në një pikë kontrolli në një stacion policor në qytetin indonezian Surabaya.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!