’53 milionët e Bechtelit mund të anulohen’ – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

’53 milionët e Bechtelit mund të anulohen’

15:05 | 16 Korrik 2018

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar anulimin e vendimit të Qeverisë për dhënien e 53 milionë eurove shtesë kompanisë “Bechtel Enka”, për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

Deputeti nga radhët e Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se sipas informacioneve që ata kanë, ende nuk është nënshkruar kontrata në lidhje me këtë vendim të Qeverisë, e sipas tij nëse nuk është nënshkruar duhet që vendimi të anulohet.

Ai thotë se nëse është nënshkruar organet e drejtësisë duhet t’i gjejnë fajtorët për dëmin prej 53 milionë eurove që i kanë shkaktuar buxhetit të vendit.

Aliu deklaroi se me 53 milionë euro janë shumë të vlefshme për shtetin e Kosovës. Ai madje tha se me këto para do të mund të ndërtoheshin 20 çerdhe, 10 shkolla fillore, 5 shkolla të mesme dhe 5 qendra të mjekësisë familjare.

Deputeti i Vetëvendosjes ka folur edhe për mos miratimin e rezolutës së paraqitur nga ata, LDK dhe PSD në Kuvend, përmes të cilës kanë kërkuar që të anulohet vendimi për aprovimin e kërkesës së konzorciumit Bechtel Enka për ndarjen e jetëve me qëllim të mbulimit të shpenzimeve për vazhdimin e ndërtimit të autostradës në shumën prej 53 milionë euro.

Rezoluta e tri partive opozitare, LVV, LDK dhe PSD, përveç që kërkonte të anulohej vendimi, kërkonte që pas anulimit Qeveria të fillojë procedurat për përcaktimin e kostos së re për zgjatjen e fatit të përfundimit të punimeve në përputhje me ligjet në fuqi dhe kontratën.

Po ashtu, kërkohej që Ministria e Infrastrukturës të sillte në Kuvend për deputetët, dosjen e plotë të fizibilitetit për ndërtimin e autostradës, kontratën me Bechtel Enkën, pasqyrën e pagesave nga thesari për çdo këst, letërkëmbimin, kërkesat dhe përgjigjet midis Qeverisë dhe Bechtel Enkës për borxhin e pretenduar.

E në rast se kjo rezolutë do të miratohej, Qeveria do të duhet që në Kuvend të paraqesë me shkrim arsyet e pagesës së 53 milionë eurove shtesë për këtë projekt, si dhe të publikonte në faqet zyrtare pjesët e pasanksionuara të kontratës dhe dokumenteve tjera të kësaj autostrade.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!