9 lokale me lojëra të fatit mbyllen në Suharekë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
3 °C

9 lokale me lojëra të fatit mbyllen në Suharekë

16:26 | 01 Qershor 2018

Departamenti i Lojërave të Fatit ka mbyllur edhe 9 lokale të tjera të lojërave të fatit në qytetin e Suharekës.

Këto lokale janë mbyllur pasi inspektorët kanë konstatuar se lokalet në fjalë veprimtarinë e tyre e kanë ushtruar duke mos i plotësuar kriteret e Ligjit për Lojërat e Fatit.

Nga ky aksion janë konfiskuar 31 automate (pajisje për lojëra të fatit), njëkohësisht janë lëshuar gjoba në vlerë 5000 euro.

Përveç mbylljeve të lokaleve dhe konfiskimeve të pajisjeve për lojëra të fatit, ATK ka iniciuar edhe 4 kallëzime penale ndaj personave të cilët kanë menaxhuar këto lokale.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!