9-vjeçarja vdes pas një kafshate petull të gatuar nga babai- Por, çfarë kishte në petull – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

9-vjeçarja vdes pas një kafshate petull të gatuar nga babai- Por, çfarë kishte në petull

19:37 | 12 Tetor 2017

Një vajzë 9-vjeçare ka vdekur nga një reagim alergjik pasi e kishte ngrënë vetëm një kafshatë petull që ia kishte gatuar babai

Nainika Tikoo, e cila ishte alergjike ndaj produkteve të qumështit, i kishte kërkuar babait, Vinod, t’i shtonte manaferra petullave të gatuara pa produkte qumështi mëngjesin e 20 majit. Ajo nuk i kishte provuar manaferrat kurrë më parë.

Por, pas kafshatës së parë atë mëngjes, vogëlushja ishte bërë e tera ngjyrë kaltër dhe si pasojë ka vdekur.

Babai i saj kishte tentuar ta trajtonte me injektues “Epipen”, ndërsa ndihma e shpejtë kishte mbërritur në shtëpinë e saj në veriperëndim të Londrës me shtatë minuta vonesë.

Nainika pësoi sulm në zemër. Ajo vdiq disa ditë më pas në spital.

Nëna e saj, Lakshmi Kaul, ka thënë se vdekja e vajzës së saj është një ankth që ata si prindër do ta jetojnë sa të jenë gjallë.

“E dinim se ishte alergjike ndaj produkteve të qumështit dhe kishte astma prandaj jemi kujdesur për të për nëntë vite”, ka thënë ajo.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!