900 euro një smart-phone për gjyqtarët e kushtetuesës – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
16 °C

900 euro një smart-phone për gjyqtarët e kushtetuesës

11:06 | 02 Gusht 2018

Muajin e kaluar shtatë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese ia dhanë dritën jeshile vendimit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për rritjen e pagave. Me ketë veprim ata ia rriten pagat edhe vetes.

Vendimi u kritikua jo pak nga shoqëria civile dhe qytetarët dhe u cilësua si jokushtetues, shkruan ORAinfo.

Se janë meraklinj në luks dëshmon edhe një vendim tjetër i këtij institucioni për blerjen e telefonave të mençur.
Sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, Gjykata Kushtetuese ka porositur blerjen e 4 ‘smart-phoneve’, ku parasheh të shpenzojë hiq më pak se 3 mijë e 500 euro.

Kështu një telefon do të kushtojë afër 900 euro.

Megjithatë në raundin e parë tenderi për këtë punë është anuluar dhe pritet të shpallet sërish. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!