A do të kandidojë Barack Obama për president në vitin 2020? – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

A do të kandidojë Barack Obama për president në vitin 2020?

16:19 | 11 Qershor 2018

Ish-presidenti amerikan Barack Obama, muajve të fundit, po mban disa mbledhje sekrete me disa nga emrat potencial që mund të garojnë për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në vitin 2020, shkruan Politico.

Në mesin e emrave që Obama ka takuar deri tani dhe ka folur ‘sy më sy’ me ta janë: Bernie Sanders, Elizabeth Ëarren, Joe Biden dhe Deval Patric.

Të gjitha mbledhjet po mbahen në fshehtësi dhe në to po marrin pjesë edhe këshilltarë të të gjitha kandidatëve të mundhshëm për president, shkruan Politico.

Ata po diskutojnë për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe që të jenë sa më të gatshëm në garën presidenciale të vitit 2020.

“Të gjitha takimet, janë konfirmuar nga persona që kanë marrë pjesë në këto mbledhje’, shkruan Politico.

Obama, fillimisht është i interesuar që ta gjejë emrin që do të garojë për president.

“Ai nuk po bën ndonjë premtim për mbështetje, pa e ditur emrin që do të garojë nga demokratët në zgjedhjet e vitit 2020”, shkruan Politico, transmeton Periskopi.

Por në këto takime, nuk po diskutohet vetëm për emrin e mundshëm të demokratëve për president; po diskutohen edhe qëndrimet e Partisë Demokratike ndaj veprimeve dhe vendimeve të presidentit amerikan Donald Trump, ndërhyrjet e Rusisë në zgjedhjet e fundit presidenciale, lëvizjet e Trump kundrej Iranit etj.

Sidoqoftë, Obama nuk e sheh veten në mesin e personave që do kandidojë sërish për president të Amerikës. Por, ai do të luajë rol të madh në atë se si do të organizohen demokratët.

Lidhur me këto takime, zyra e Obamës ka refuzuar të komentojë apo të jap përgjigje në pyetjet që ka dërguar Politico.

Por është konfirmuar se takimi me Bernie Sanders është mbajtur në mesin e muajit mars. Ata kanë diskutuar për të ardhmen e partisë dhe rolin që mund ta luajë Partia Demokratike në proceset e ndryshme deri në zgjedhjet e reja presidenciale në Amerikë.

Për Bernie Sanders, ende nuk dihet nëse ai është në mesin e kandidatëve që mund të garojë sërish në zgjedhjet e vitit 2020.

Dhe natyrisht, në mesin e personave më me ndikim të Partisë Demokratike, Obama nuk ka lënë pa takuar edhe mikun e tij të ngushtë, Joe Biden. Siç raportohet, Biden ende nuk ka marrë një vendim të prerë nëse do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Në mesin e emrave të diskutueshëm nga demokratët si kandidatë për zgjedhjet presidenciale deri tani janë këta: Kirsten Gillibrand, Kamala Harrsis dhe Terry McAuliffe.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!