A do të ketë ndryshime kushtetuese për Asociacionin? – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
10 °C

A do të ketë ndryshime kushtetuese për Asociacionin?

08:07 | 13 Gusht 2018

Edhe pse Qeveria e Kosovës vazhdimisht ka paralajmëruar se Asociacioni i Komunave Serbe (AKS) nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe se do të jetë në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, monitorues të këtij procesi kanë vlerësuar se ndryshimet kushtetuese janë të pashmangshme për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Një gjë e tillë pritet të ndodhë sipas tyre veçmas tash kur dihet që draftstatuti për këtë Asociacion i hartuar nga ekipi menaxhues do të jetë në bazë të Marrëveshjes së Brukselit (kundër Kushtetutës së Kosovës).

Në anën tjetër, deputetë nga partitë opozitare i kanë thënë gazetës “Zëri” se ekipi menaxhues me draftstatutin e përpiluar është duke i bërë lojëra Brukselit për të ndërhyrë në çështjet e brendshme të shtetit të Kosovës.

Ndërsa përfaqësuesit e pozitës, edhe pse ende nuk kanë marrë përgjigje nga Bashkimi Evropian në lidhje me përmbajtjen e draftit në fjalë, janë shprehur të bindur se nuk do të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!