A do të luajë Higuaini në ndeshjes kundër Juventusit, jepet lajmi i fundit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
3 °C

A do të luajë Higuaini në ndeshjes kundër Juventusit, jepet lajmi i fundit

19:44 | 09 Nëntor 2018

Në ndeshjen kundër Udinese, Higuaini pati pësuar një lëndim, por tani duket se është rikthet në stërvitje.

Ai pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e së dielës ndaj Juventusit.

Sulmuesi argjentinas, i cili erdhi në Milan këtë verë në formë të huazimit nga Juve, pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj Udineses dhe mungoi mbrëmë në ndeshjen kundër Real Betisit në kaudër të Evropa Ligës, transmeton Gazeta Express.

Lista e lojtarëve të lënduar në Milan është mjaft e gjatë me Lucas Biglian, Mattia Caldaran, Jack Bonaventuran dhe Davide Calabrian, Mateo Musacchion Hakan Calhanoglu e Patrick Cutronen, që janë të dyshimtë për ndeshjen ndaj Juventusit.

Lajmi i mirë është se Gonzalo Higuain është rikthyer, dhe pritet të jetë në dispozicion të Gattusos për superndeshjen e së dielës mbrëma.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!