A do të ndryshojë më ora? Flet i Komisionit Evropian – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

A do të ndryshojë më ora? Flet i Komisionit Evropian

12:52 | 01 Shtator 2018

Ndryshimi i orës çdo pranverë dhe vjeshtë, duket se do të mbetet një gjë e së shkuarës. Kreu i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker njoftoi se BE-ja planifikon të heqë dorë nga ndryshim i orës.

Vendimi vjen pas rezultatit të sondazhit ku nga 4.6 milionë qytetarë të unionit, 3 milionë kundërshtonin ndryshimin e orës.

Duket se edhe shqiptarët ndajnë të njëjtin qëndrim. Këtë e tregon sondazhi që Top Channel ka hapur në faqen e tij zyrtare, ku 76% e votuesve janë pro vendimit të BE-së.

Ndryshimi i orës erdhi gjatë Luftës së Parë Botërore dhe kishte për qellim kursimin e energjisë. Ndërkohë qytetarët thonë se ndryshimi I orës sjell çrregullim tek përditshmëria e tyre.

28 anëtarët e BE-së si edhe vende të tjera të Europës, e ndryshojnë orën dy herë në vit dhe duket se kjo nuk do të ndodhë më.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!