A do të qëndroj në Real? Bale tregon të ardhmen e tij – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
23 °C

A do të qëndroj në Real? Bale tregon të ardhmen e tij

19:15 | 12 Korrik 2018

E ardhmja e Gareth Bale në Real Madrid do të qartësohet tërësisht gjatë javës së ardhshme derisa ai do të mbaj takime të drejtpërdrejta edhe me trajnerin e ri Julen Lopetegui.

Shumica e lojtarëve të Real Madridit do të kthehen në stërvitje javën e ardhshme – me Bale që është gati të mësojë se a do të jetë në planet e Lopeteguit, e ku pritet që të përgatiten për sezonin e ri në La Liga në Bernabeu.

Siç kupton Sky Sports News, përfaqësuesit e Bale pritet që po ashtu të udhëtojnë në Madrids këtë vikend ku do të diskutojnë me presidentin e klubit Florentino Peres për të ardhmen e uelsianit.

Madrid është lidhur me kalimin e Neymar, Mappes dhe Eden Hazardit këtë verë. Megjithatë, ata do të mund ta humbasin Bale pas largimit të Ronaldos në Juventus.

Lajmet e reja thonë që Manchester United ende e dëshiron Bale në radhët e veta në Premier Ligë.

Megjithatë, për momentin, ende nuk ka ndonjë bisedë me përfaqësues të lojtarit për një lëvizje të këtillë të mundshme

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!