A e dëmtojnë trurin videolojërat me dhunë? – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

A e dëmtojnë trurin videolojërat me dhunë?

11:51 | 05 Janar 2018

Është thënë gjithmonë se video-lojërat e dhunshme rrisin agresivitetin dhe sjelljen antisociale te lojtarët. Por, sipas një studimi të fundit, është edhe më keq sesa kaq.

“British Psychological Society” thotë se video-lojra të tipit “Call of Duty” ndikojnë në aftësinë e trurit për të përpunuar emocione bazike njerëzore.

Sipas studimit, ata që luajnë lojëra të dhunshme janë pa emocione në situata jo të zakonshme dhe nuk kanë dhembshuri për të tjerët.

Prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve janë paralajmëruar gjithnjë që të kenë kujdes në kufizimin e kohës që ua lejojnë fëmijëve të rrinë para kompjuterëve apo pajisjeve të tjera për lojëra.

Industria e lojërave është një ndër më të zhvilluarat në botë, me kompanitë e prodhimit të tyre që gjenerojnë miliarda euro fitime brenda vitit, ndërsa përsosja e elementeve të lojërave nuk përfundon kurrë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!