A e dini përse aeroplanët nuk fluturojnë mbi Tibet? – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
19 °C

A e dini përse aeroplanët nuk fluturojnë mbi Tibet?

18:44 | 10 Mars 2018

Të gjitha aviokompanitë kanë një rregull sa i përket fluturimit mbi hapësirën ajrore të Tibetit, shmangeni atë.

I quajtur si “Çatia e Tokës” për shkak të rrafshnaltës Tibetiane, Tibeti ka lartësi të mëdha të cilat pamundësojnë që avionët të fluturojnë sigurt mbi hapësirën ajrore.

Edhe pse avionët teknikisht mund të fluturojnë mbi këtë hapësirë, janë protokollet e sigurisë ato që pamundësojnë një gjë të tillë, transmeton Express. Kjo për shkak se në rast të humbjes së presionit në kabinë, shumica e avionëve ofrojnë oksigjen për përudha deri në 20 minuta, gjatë kësaj kohe ata duhet që avionin ta ulin në lartësi prej 3000 metra.

Kjo lartësi është pothuajse e pamundur në Tibet pasi që lartësitë e tokës ngrihen mbi 3000 metra që në këtë rast do të shkaktonte përplasje.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!