E çuditshme: Ja pse presidenti rus nuk e lëvizë krahun e djathtë kur ecë! – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

E çuditshme: Ja pse presidenti rus nuk e lëvizë krahun e djathtë kur ecë!

11:28 | 05 Janar 2018

Sipas ekspertëve të gjuhës së trupit, ka të bëjë me shprehinë që i ka mbetur atij që prej kohës së KGB-së, kur agjentët ishin trajnuar për të mbajtur dorën e djathtë afër brezit, pra afër armës, për të reaguar më shpejtë në rast rreziku.

Presidenti Vladimir Putin është një nga personalitet më të fuqishme botërore. Prej majit 2012 ai drejton Rusinë.

Para se t’i futej politikës ai ka qenë anëtar dhe shef i shërbimit sekret rus, FSB, organizatës pasardhëse të KGB-së. Duke qenë se Putin i ishte nënshtruar edhe personalisht trajnimeve të spiunazhit në KGB, disa prej shprehive ai nuk i ka harruar dhe i kanë mbetur që atëherë.

Një detaj i tillë ka dalë tashmë, ku thuhet që Putin ndërsa ecën, nuk e lëviz fare krahun e djathtë, por vetëm atë të majtin. Kjo, sipas ekspertëve të gjuhës së trupit, ka të bëjë me shprehinë që i ka mbetur atij që prej kohës së KGB-së, kur agjentët ishin trajnuar për të mbajtur dorën e djathtë afër brezit, pra afër armës, për të reaguar më shpejtë në rast rreziku.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!