A e mbani mend Pëllumbin e “Qingjit të vogël”…Kaq shumë është rritur e ka ndryshuar ai… – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

A e mbani mend Pëllumbin e “Qingjit të vogël”…Kaq shumë është rritur e ka ndryshuar ai…

10:59 | 14 Janar 2018

Është padyshim artisti më i pëlqyer i të gjitha gjeneratave. Që nga paraqitja e tij e parë ka filluar të rrëmbejë zemrat e shumë nga publikut shqiptarë me hitet e njëpasnjëshme që publikonte.

‘Qingji i vogël’ dhe ‘Sherri i vogël’ janë këngët e tij më të pëlqyera prej kohësh me të cilat janë rritur një numër i madh i brezave të ndryshëm, e që po vazhdojnë akoma.

Duhet theksuar se Pëllumbi tani është 16 vjeçar i cili po vijon mësimet në shkollë të mesme, e padyshim që nuk ka lënë anash as muzikën, ai tashmë është duke vijuar kursin e kitarës, se a do rikthehet përsëri në muzikë mbetet të shihet.

Pavarësisht kësaj Pëllumbi me anë të talentit të tij ka lënë gjurmë tek fëmijët duke u konsideruar ndër më të pëlqyerit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Samanta Karavello