A e “zbuloi” Trump dobēsinë e Amerikës, në letrat që i dërgoi Thaçit dhe Vuçiq?

20:15 | 19 Dhjetor 2018

1. Jemi duke jetuar në kohën e rënies sē ngadalshme, por, të sigurt të qytetërimit perëndimor. Edhe nē prag tē rënies së perandorisē romake, dhe sidomos asaj otomane filluan tē ngriheshin mure të larta për gjoja garantuar “sigurinë dhe stabilitetin” kundruall barbarëve.

2. Ideja e ngritjes së mureve (Meksika), ajo e ndalimit të migrimit të; popujve e racave nga vendet dhe kontinentet tjera, që i pat premtuar Donald Trump, gjatë fushatës së tij elektorale, dosido, nuk mbetën premtime boshe, por, u bënë realitet në ditët e sotme. Muret e ngritura, dhe ndalimi i qarkullimit të lirē të njerzëve, janë sinjale serioze për një krizë identitare të “ëndrrës amerikane”. Por, jo vetëm sinjale, por, edhe dëshmi të njē krize më të thellë; politike, ekonomike, sociale, ushtarake, kulturore,

3. Ardhja e Donald Trumpit ne skenen politike globale ndryshoi si qasjen ashtu edhe procesin e zhvillimit,rindertimit te rendit te ri boteror.Ideja e tij që të transformoi Ameriken, e me të edhe rendin e ri boteror ka bërë që sot në gjithē globin të prishën balancat: ushtarake, politike, ekonomike, sociale etj. Idea Trumpiane apo populizmi Trumpian duket qe ka infektuar ‘Bashkimin Europian’.

4. Fakti dhe akti i largimit te Britanise nga e ashtuquajtura “ndertesa e ftohët” (lexo;BE-ja), deshmon me se miri se bota nuk eshte bipolare. Në ketë drejtim nuk duhet pērjashtuar edhe konkurrencën lojale dhe jo lojale të ish perandorisē sovjetike, të Rusisë putiniane, si dhe ekspansionin galopant të ekonomisë kineze. Natyrisht, nuk duhet përjashtuar në këto lojra globale edhe aspiratat edhe gjigandet tjerë kontinental, siq janë Japonia, India, Brazili, por, edhe Turqia.

5. Populizimi Trumpian me se miri manifestohet ne prishjen e ekuilibrave sidomos në kontestimin e marrëveshjes me Iranin, projektin e migrimeve globale si dhe kthimin kah vetvetja që nënkupton sipas projektit populist: një “ëndërr të re amerikane”, ku Amerika përveq që do të rikthehet në një udhehëqse të re me primesa e ambicie të reja globale, ajo do i ripushtoj pozicionet e sferës; ekonomike, politike, sociale, kulturore e sidomos ato të ushtarake-te forces.

6. Shume sociologe te kalibrit si Antony Gidens,e shohin si te pa shprese kete projekt megaloman te administrates se tashme qe e udheheq Donald Trump.Nje arsye,gjithnje sipas Gidensit,eshte se SHBA dhe neoliberalizimit i saj jane në krizë të thellë ekonomike e sidomos politike (shkaku i divergjencave mes republikaneve dhe demokrateve),por jo edhe ushtarake.Rreziku tjeter qe e shohin sociologet,kur eshte ne pyetje rendi i ri botror,ka te beje me dilemat divergjente qe i ka Bashkimi Europian.Sipas tyre Bashkimi Europian akoma nuk ka arritur te behet nje pandam serioz i Amerikes.
7. Shikuar nga ky këndvështrim, Administrata E Trumpit nuk ishte aq e interesuar ta konsolidoj projketin e quajtur Bashkesi Evropiane, e sidomos këtë të rajonit të Ballkanit Përëndimor. S’kēndejmi, duhet parë edhe letrën e derguar dy Presidentëve rajonal, Thaçit$Vuçiq.

8. Por, çka në fakt tha Presidenti Trump, e që shumica s’e panë, apo s’deshēn ta shohin në këtë letër?

9. Andaj, letra e dërguar dy Presidentëve, nuk e “zbuloi” dobēsinë e Amerikës, por, “zbuloi” mundësinë, e pse jo edhe interesimin e kalkulimit gjeostrategjik, në Ballkanin Perëndimor. E gjithë kjo, në funksion dhe interes të shpresës së “ shkurorëzimit” të Serbisē nga orbita e ndikimit rus.

10. Mendoj, që Serbia me “lojën e neutraliteteti”, karshi interesave absolute, në Ballkan ka arritur, në mënyrë briliante ta rikthej vëmendjen e Trumpit. E me këtë edhe joshjen për “një marrëveshje, e cila reflekton në mënyrë të balancuar interesat e Kosovës dhe të Serbisë”(siq edhe shkruan Trump në letrën drejtuar Thaçit!).

11. Cilësimi i Marrēveshjes, si “historike” nga ana e Trumpit, në fakt zbulon midis tjerash; a. riprofilizimin e gtishmērisë së administratēs së Tij, për t’u marr ngjeshur (sikurse ajo e Klintonve) nē faza afatgjata me Kosovën. Me siguri edhe nga shkaku i top temave tjera kërcnuese për stabilitetin global nē Lindje tē largët, ate tē mesme, dhe krizës në BE-ne; b.kategorizimin dhe rangimin e Kosovës, në agjendat afatshkurtëra të kësaj administrate; c.dhe fuqizimin radikal të lobimit serb dhe aleatëve tjerë (ruso-grek) në Departament, dhe Kongres

Komento: