A është ky festimi më i pahijshëm që keni parë ndodnjëherë ?

21:33 | 14 Dhjetor 2018

Thomas Meunier ka marrë vëmendjen e të gjithëve me videon që ka postuar në profilin e tij në rrjetet sociale.

Mbrojtësi i PSG-së shihet në video teksa bën një festim që kurrsesi nuk duhet marrë shembull. Belgu shihet teksa ulet pranë vijës së bardhë të fushës dhe feston sikur po thith kokainë.

Në fakt nuk ka qenë ekskluziviteti i tij ky lloj festimi, pasi ai ka kopjuar legjendën e Liverpulit Robi Foulerin. Në kohën kur e bëri Fouler u kritikua ashpër, madje ish-sulmuesi i pezullua me 4 ndeshje dhe 60 mijë funte.

Megjithatë, kjo nuk e ka shqetësuar aspak Munirin që e përsërit pa e vrarë mendjen.

Komento: