A është ky fundi i Angela Merkel në politikë? – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

A është ky fundi i Angela Merkel në politikë?

11:18 | 29 Tetor 2018

Sipas të dhënave nga qarqet brenda CDU-së, kancelarja Angela Merkel nuk do të kandidojë më në kongresin e partisë në dhjetor. Por ajo do të qëndrojë në postin e kancelares gjermane.

Sipas të dhënave nga qarqet brenda CDU-së, kancelarja Angela Merkel nuk do të kandidojë më në kongresin e partisë në dhjetor. Por ajo do të qëndrojë në postin e kancelares gjermane.

Pas dështimit të CDU-së në zgjedhjet e Hessenit, ku partia konservatore megjithëse doli forca kryesore pësoi humbje të ndjeshme dyshifrore, kancelarja Merkel nuk do të kandidojë më si kryetare e partisë kristiandemokrate, CDU në kongresin e partisë në dhjetor në Hamburg. Këtë e bëjnë të ditur agjencitë gjermane të lajmeve duke iu referuar qarqeve brenda partisë.

Këtë vendim Merkel ua ka bërë të ditur politikanëve kryesorë të CDU-së gjatë një mbledhjeje të presidiumit. Megjithatë, ajo do të qëndrojë në postin e kancelares gjermane. Merkel kryesoi prej 18 vjetësh partinë konservatore, CDU, dhe prej 13 vitesh është kancelare e Gjermanisë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!