A është ky misri me ngjyrën më interesante që keni parë ndonjëherë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

A është ky misri me ngjyrën më interesante që keni parë ndonjëherë

21:29 | 07 Tetor 2017

Tashmë është koha ku bëhet mbledhja e misrit, shkruan ORAinfo.

Në fshatrat e Pejës dhe të Deҫanit, kultivimi i misrti është më i madh, e kjo gjë po bëhet edhe këtë vit.

Disa puntorë të fshatit Vranoc i Vogël, teksa po bënin mbledhjet e tij, kanë hasur në disa misra me ngjyrë jo të zakonshme të tyre.

Në Kosovë, kultivohet misri me ngjyrë të verdhë si dhe edhe ai me ngjyrë të bardhë, të paktën kështu klasifikohet nga bujqit. Ndërsa punëtorët nga Vranoci gjetën misrin me ngjyrë vishnje.

Për këtë ata u shprehën të habitur, sepse gjetja e këtij misri ishte një gjë e rrallë për ta.

“Misrin që e kultivojmë është i verdhë ose i bardhë, e këta i gjetëm me ngjyrë vishnje, na u duk interesant”- tha ndër të tjera bujku nga Vranoci, Afrim Ukaj…/ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!