A është shtatzënë Enca? Përgjigjet këngëtarja

11:51 | 19 Dhjetor 2018

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia ka mohuar të jetë shtatzënë, duke paralajmëruar këngë të reja.

Enda di gjithmonë se si të shkaktojë rrëmujë në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo publikoi në InstaStory një emoji të një gruaje shtatzënë, duke konfuzuar fansat se çfarë do të thoshte ky postim i saj.

Duke qenë se ajo nuk është as në ndonjë lidhje të hapur, i çuditshëm ishte fakti se mund të bëhej fjalë për shtatzëni.

Mirëpo një gjë e tillë, duket të ketë qenë vetëm shaka nga ana e këngëtares, pasi e njëjta ka publikuar prapë më vonë një status, duke sqaruar gjithçka.

“Unë nuk jam shtatzënë, por kam shumë këngë të reja”, ka shkruar ajo në postimin pasardhës.

Kështu ajo ka treguar se në njëlloj forme i quan “bebe” këngët e saj, dhe po bëhet gati që shumë të tilla të vijnë së shpejti për fansat.

Ndërkohë, projekti i fundit muzikor që këngëtarja Haxhia solli në treg ishte kënga “Kujt pi han”, në bashkëpunim me Don Phenom, e cila është pritur mirë nga fansat e saj.

Komento: