A është vjedhur edhe logoja tjetër e 10 vjetorit të pavarësisë, flet autori i saj – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

A është vjedhur edhe logoja tjetër e 10 vjetorit të pavarësisë, flet autori i saj

21:02 | 13 Janar 2018

Pas anulimit të logos së parë të shënimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, u raportua se edhe kjo e dyta nuk është origjinale. Ngjashmëri doli të ketë me logon e Kongresit të partisë shqiptare të Maqedonisë, Bashkimi Demokratik për Integrim. Të dy këto logo janë bërë nga autori i njëjtë, Zeni Ballazhi, i cili edhe ka folur për Express. Ai thotë se s’ka plagjiaturë në këtë logo. Tregon se ky është stili i tij i punës.

“Autor i të dy logove jam unë. Edhe këtë të BDI edhe këtë të Pavarësisë së Kosovës e kam bërë unë. Nuk mund të flitet për plagjiaturë. Mund të ketë ngjashmëri në të dyja logot. Edhe këtë e pranoj, sepse e kam bërë me vetëdije. Ky është stili im dhe kështu kam vepruar. S’ka asgjë të keqe nëse mund të ketë ndonjë ngjashmëri”, ka thënë Ballazhi.

Ai ka treguar se nuk i bëjnë përshtypje kritikat, sepse siç thotë ai, krejt puna e bërë është vepër e tij origjinale.

“ S’kam pse merrem me kritikat. Unë qëndroj mbrapa kësaj që e kam bërë. Nuk ka plagjiaturë. Edhe presidencës mund të ja sqaroj këtë fakt, pasi unë jam autori i dy logove, pra të BD dhe kësaj të Kosovës”.

Ballazhi ka komentuar edhe faktin se pse është anuluar logoja e parë, e cila doli të jetë e ngjashme me një kompani gjermane.

“ Ajo ka qenë plagjiaturë, pra është marrë nga një kompani tjetër nga një autor tjetër. Për këtë edhe është anuluar. Kurse, kjo me rastin tim është krejt tjetër gjë”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!