A i’a dinte Çun Lajçi hallin të bijës? – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

A i’a dinte Çun Lajçi hallin të bijës?

21:38 | 21 Nëntor 2017

Aktorja Bubulina Lajçi ka ndërruar jetë në moshën 34 vjeçare. Në raportin e policisë, thuhet se ajo është gjetur pa shenja jete në lagjen Dardania të Prishtinës, shkruan Kosovarja.

I ati i saj, aktori Çun Lajçi, akuzon portalet se po shpifin rreth arsyes së vdekjes së Bubulinës. Ai, thotë se vajza e tij ka vdekur në prehrin e të ëmës. Aktori, shton se mediat po bëjnë lajme sa për klikime, kur po flasin për arsyen e vdekjes, që deri më tani thuhet të jetë mbidoza.

Megjithatë, burime të afërta me Lajçin, tregojnë se ai shumë shpesh e ka shfaqur brengën në lidhje me të bijën, e cila më parë edhe ishte kuruar nga varësia ndaj drogës.

Pra, Çuni e ka ditur hallin e të bijës dhe është përpjekur ta ndihmojë disa herë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Foto – Liberta Spahiu