A ka hequr dorë Qeveria Haradinaj nga ndërtimi i Autostradës Prishtinë – Gjilan? – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

A ka hequr dorë Qeveria Haradinaj nga ndërtimi i Autostradës Prishtinë – Gjilan?

08:43 | 29 Shtator 2017

Qeveria e udhëhequr nga Isa Mustafa para se ky i fundit të rrëzohej nga Parlamenti, në njërën nga mbledhjet e kabinetit qeveritar kishte miratuar vendimin për krijimin e Komitetit Drejtues Ndërministror për Zhvillimin e Projektit “Autostrada Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë”.

Madje për këtë projekt ishte shpallur edhe tenderi. Por a do ta ndal Qeveria Haradinaj ndërtimin e saj?
Kryetari aktual i Gjilanit i cili rikandidon për të parin e kësaj komune është shprehur se nuk ka Qeveria që mund ta ndal ndërtimin e kësaj autostrade. Ai këto komente i bëri në tubimin e mbajtur në Kmetoc, Verbicë të Kmetocit dhe Shillovë të Muhagjerëve.

Kandidati i LDK’së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se do të vazhdojë ta ruaj programin e investimeve në infrastrukturë, në arsim, bujqësi e shëndetësi.

Ai ka falënderuar banorët e kësaj pjese për përkrahjen, përderisa tha se “në Gjilan nuk kanë vend ata që nuk e dinë sa çerdhe publike kemi”.

Haziri pohoi se arsyeja që ka rikandiduar për kryetar të Gjilanit është që t’i ruaj projektet e mëdha multimilionëshe, të cilat do t’ia bëjnë më të mirë jetën qytetarëve.

“Autostrada do të kaloj përskaj këtyre fshatrave, është një rreze e madhe dhe një interes i qytetarëve. Kjo zonë do të zhvillohet jashtëzakonisht shumë me ndërtimin e Autostradës. Po zotohem para juve se nuk ka qeveri që mund ta ndalë projektin më kapital të Gjilanit. Kjo është arsyeja që kam rikandiduar, që t’i ruaj investimet dhe projektet e mëdha për Gjilanin”, tha Haziri.

Në fund, simpatizatëve të LDK’së i është drejtuar edhe Ramiz Ramadani, kandidat për këshilltar komunal, i cili mban numrin 35.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!