A ka shenja jete në Mars, NASA bën zbulimin që i habiti të gjithë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

A ka shenja jete në Mars, NASA bën zbulimin që i habiti të gjithë

21:52 | 07 Qershor 2018

Në Mars ka molekula organike dhe metan në atmosferë në faza të ndryshme: asnjëherë si tani, planeti i kuq duket se i ka të gjitha mundësitë për të pritur “jetë” dhe ndoshta ta “rigjallëruar”.

Të dhënat, të dërguara në Tokë nga misioni “Curiosity’ i Nasa-s, janë publikuar në revistën amerikane “Science” dhe nuk janë akoma një provë që ka jetë, por japin një probalitet të madh që tre miliard e gjysmë më parë, në Mars, kanë ekzistuar mundësitë për një gjë të tillë.

“Po përjetojmë momente entuziazmuese, – ka thënë Chris Webster, i “Jet Populsion” i Nasa-s, në lidhje direkte. – E shohim me shpresë të ardhmen, në kërkim të rezultateve të mundshme. Duhet akoma kohë para se të kuptojmë nëse origjina e metanit është biologjike”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!