A shihni shumë ëndrra? Ja 9 kuriozitete që nuk i keni ditur asnjëherë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

A shihni shumë ëndrra? Ja 9 kuriozitete që nuk i keni ditur asnjëherë

19:52 | 03 Dhjetor 2017

E kujt nuk i ka ndodhur që të shohë ëndrra dhe pastaj të kujtojë imazhet që ka parë gjatë gjumit?

Është një aktivitet që truri ynë e kryen çdo natë, por në shumicën e rasteve i kemi harruar kur zgjohemi.

Bota e ëndrrave është bërë gjithmonë protagoniste e teorive të ndryshme, aq sa ka marrë edhe vëmendjen e mjekëve dhe psikologëve.

Ja cilat janë 9 kuriozitetet që askush nuk i dinit për këtë temë:

1-Shohim ëndrra çdo natë – pjesa më e madhe e njerëzve që kanë kaluar moshën 10 vjeç, shohin ëndrra çdo natë, por në shumicën e rasteve nuk i mbajnë mend ato. Është një fazë normale e gjumit e quajtur Rem dhe jetësohet sa herë që biem në gjumë.

2-Harrohet gjysma e ëndrrës 5 minuta pas alarmit – shpesh ndodh që e mbani mend ëndrrën në detaje sapo zgjoheni, por mjaftojnë të kalojnë 5 minuta dhe e harroni gjysmën. Sipas disa studiuesve, kjo është pasojë e faktit se ëndrra eliminon lidhjet e panevojshme mnemonike që bën truri gjatë ditës. Dhe të kujtosh imazhet e ëndrrave do të thotë se ky qëllim nuk është arritur.

3-Mesatarisht një person sheh 1.460 ëndrra në vit – mund të shohë edhe më shumë se një ëndërr në natë, kështu që një person sheh 4 ëndrra në natë. Dhe kjo bën që në vit të shihen 1.460 ëndrra në vit.

4-Burrat mund të kenë deri në 5 herë ereksion kur shohin ëndrra – është e njohur që meshkujt kanë ereksion gjatë natës, saqë shpesh ata zgjohen “të gatshëm” për marrëdhënie seksuale, por pak e dinë që mund të kenë pasur deri në 5 herë ereksion gjatë ëndrrave. Për fat të mirë, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, sepse kjo është një shenjë që trupi funksionon mirë.

5-Gratë kanë shumë ankthe gjatë ëndrrave – ndryshe nga meshkujt gratë janë të prirura të kenë ankthe gjatë gjumit. Po cila është periudha që ata shohin ëndrra të këqija? Faza para menstruacioneve. transmeton Gazeta Shqip.

6-Nuk mund të kërkoni ndihmë gjatë kohës që keni makthe – kur keni makth shpesh zgjoheni duke bërtitur, por e keni të pamundur ta bëni gjatë kohës që shihni ëndrrën. Arsyeja është shumë e thjeshtë: gjatë fazës Rem, muskujt vullnetarë janë të paralizuar dhe madje edhe nëse doni të reagoni, trupi mbetet i palëvizshëm.

7-Ekziston një “çrregullim nga makthi” – çrregullimi që vjen nga makthi është një problem veçanërisht i përhapur gjatë kohëve të fundit. Njerëzit që vuajnë thonë se zgjohen shpesh gjatë natës dhe i kujtojnë makthet e frikshme me hollësi të madhe. Këto makthe mund të shkaktojnë probleme edhe në jetën reale.

8-Disa nuhasin në ëndërr – edhe pse duket absurde, disa njerëz mund të nuhasin gjatë ëndrrave. Ajo që nuk është e qartë, është nëse bëhet fjalë për një ndjesi, për një kujtim apo për një të vërtetë.

9-Disa njerëz shohin ëndrra bardhë e zi – 12% e njerëzve shohin ëndrra bardhë e zi. Kjo është veçanërisht e përhapur, tek ata që janë nën 25 vjeç dhe mbi 55 vjeç, dhe mund të lidhet me faktin se mund të keni qenë të ekspozuar ndaj një televizori bardhë e zi gjatë fëmijërisë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!