A u mashtruan prodhuesit vendor me vendimin politik të ministrit Hasani? – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
28 °C

A u mashtruan prodhuesit vendor me vendimin politik të ministrit Hasani?

13:16 | 02 Gusht 2018

Partia Nisma Social Demokrate, në faqen e saj në facebook, me 15 korrik të këtij viti e kishte promovuar me pompozitet vendimin për vendosjen e taksës doganore prej 30 për qind në importin e pemëve dhe perimeve.

Madje në video shfaqet edhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, i cili me nervozizëm thotë se asnjë produkt nga këto kultura nuk do të futet në Kosovë deri në shtator, shkruan ORAinfo.

“Zgjidhja është masat anti-dumping, vec me pas mundësi me i zbatu. Dëgjo mirë qa po të them, asnjë perime, asnjë domate, asnjë spec, asnjë shalqi, dhe asnjë pjepen, nuk ka me u fut në Kosovë deri në shtator, pa u shit prodhimet tona”, i drejtohet Limaj moderatorit të emisionit në një video të publikuar edhe në faqën e kësaj partie.

Limaj kishte shkuar edhe më larg duke thënë se “nuk mundet Maqedonia me bo hajgare me Kosovë”.

Por vetëm dy javë nga hyrja në fuqi e këtij vendimi prej ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, vendimi u tërhoq prapa nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ndryshimin e këtij vendimi zyrtarët e MTI-së e kishin arsyetuar me “presionet e ndryshme”.

Prodhuesit e pemëve dhe perimeve kanë thënë për media se janë ndjerë të mashtruar nga tërheqja e Qeverisë prej këtij vendimi.

ORAinfo ka dërguar pyetje në këtë ministri për të kuptuar nëse me rastin e marrjës se këtij vendimi, ka pasur ose jo ndonjë analizë të tregut si dhe a po dëmtohen prodhuesit më shumë duke marrë këso vendime kontradiktore dhe të pabazuara. Nuk kanë kthyer përgjigje.

As ministri Bajram Hasnai nuk ka publikuar deri më tani ndonjë analizë të bërë për këtë sektor. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!