A u nda Besart Halimi nga gruaja? Kjo foto sqaron gjithçka – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
3 °C

A u nda Besart Halimi nga gruaja? Kjo foto sqaron gjithçka

23:17 | 06 Nëntor 2018

Është një nga këngëtarët më aktiv , Besart Halimi.

Dy vite më parë, këngëtari i ka dhënë fund beqarisë, duke u martuar me vajzën që dashuronte.

Kohëve të fundit u përfol shumë në media për ‘ndarjen’ e këngëtarit Besart Halimi nga bashkëshortja, me të cilën ka edhe një fëmijë.

Për këto fjalë, nuk thanë asgjë asnjëri, duke lënë të gjithë në mëdyshje, derisa vendosën të fshijnë njëri-tjetrin nga rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.

Por, dyshja sonte kanë vendosur t’ua mbyllin gojën të gjithëve, duke u dhënë fund dilemave.

Besarti ka publikuar një fotografi në Instagram me Janën, ku shfaqet duke e puthur në faqe.

Me mbishkrimin “Dashuria ime, lumturia ime”, Besarti tregoi që po përjeton ditë të lumtura pranë bashkëshortes së tij.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!