AAK-ja ‘godet’ edhe njëherë LDK-në – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

AAK-ja ‘godet’ edhe njëherë LDK-në

18:27 | 12 Janar 2019

Kanë vazhduar edhe më tej ‘përlasjet’ mes AAK-së dhe LDK-së.

Avni Arifi , shef i Stafit të kryeministrit Ramush Haradinaj, është përfshirë në debatin dhe polemikat e fundit mes kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe zyrtarëve të tjerë të AAK’së.

Madje, sipas Arifit, Mustafa me deklaratat e tij, e ka fituar simpatinë edhe të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Sipas Arifit, as Serbia mirëpo as Kosova nuk do të harrojnë faktin që ishte pikërisht Mustafa ai që e nënshkroi Asociacionin e komunave serbe.

“Je bo me të dashtë Serbia o Isë. Kurrë sdo të harrojmë as ne por si duket as Serbia që ti ishe ai që nënshkrove Zajednicën . Skanë faj që pajtohen me ty. Në fakt ti pajtohesh me ta”, ka shkruar Arifi në Facebook.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!