Acari ‘pushton’ Shqipërinë, ja çfarë temperaturash pritet të jenë ditët e ardhshme – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Acari ‘pushton’ Shqipërinë, ja çfarë temperaturash pritet të jenë ditët e ardhshme

18:13 | 07 Janar 2019

Temperaturat e ulëta e kanë përfshirë edhe Shqipërinë.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit raporton se temperaturat do të vijojnë të jenë të ulëta edhe gjatë ditëve në vijim.

Sipas IGJEUM sot pasdite dhe nesër priten reshje lokale të dobëta në zonat malore në disa qarqe.

Ato do të jenë në formë dëbore.

TEMPERATURAT

Ato do të mbeten të ulëta deri nesër në mëngjes (dt.08) për shkak të masave ajrore arktike, të cilat pritet të largohen nga rajoni ynë nesër në mbrëmje. Kjo do të sjellë ngrica sonte natën në të gjithë vendin.

Më konkretisht, nesër (e martë dt.08) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: -3 / 5 °C

në vendet e ulëta: -4 / 4 °C

në vendet malore: -15 / -4 °C

ERA

Sot pasdite (e hënë dt.07) pritet të fryjë e lehtë deri mesatare për momente të shkurtra deri e fortë, ndërsa nesër (e martë dt.08) ajo pritet të fryjë e lehtë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!