Adem Mikullovci e bën për “pesë pare” Hashim Thaçin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
13 °C

Adem Mikullovci e bën për “pesë pare” Hashim Thaçin

14:41 | 22 Shtator 2018

Deputeti më i vjetër i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci nga Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë thirrje që sa më shumë të mblidhen në protestën e 29 shtatorit, në këtë mënyrë, t’i jepet fund pazareve, siç thotë ai, mes Thaçit e Vuçiqit.

Këtë thirrje deputeti Mikullovci e ka bërë përmes një mesazh të veçantë.

“Mbrëmë, e pash një ëndërr të çuditshme. I hyra në zyre Presidentit, e kapa për jakë dhe i bërtita: “Zgjohu burrë! Zgjohu! Zgjohu se na more në qafë. Zgjohu dhe shikoje fukarallëkun që e ka kapluar Kosovën. Shikoje rininë ka bredh rrugëve të papunë me duar në xhepa. Këtë situatë e ke pru ti, me politikat e tua të mbrapshta. Zgjohu!”, nis mesazhin e tij Mikullovci përmes një videoje të publikuar në faqen zyrtare të Vetëvendosjes.

Tutje, Mikullovci thotë se Thaçi nuk u zgjua.

“Ai nuk u zgjua, por u zgjova unë. U zgjova i frikësuar, i djersitur por besa edhe i vendosur. Jeta është e ëmbël, e bukur por diku n’gjeti se neve të shkretëve kurrë nuk na u hoq gazepi”, thotë ai.

Më pas fton për protestën e së shtunës tjetër që i bie më 29 shtator.

“Ju ftoj që i madh e i vogël me 29 shtator, ora 14:00, të dalim të gjithë, ama të gjithë në sheshin e Prishtinës dhe t’i themi njëherë e përgjithmonë edhe Hashimit tonë edhe Vuçiqit të Serbisë mjaft më! Kosova nuk bënë pazarllëqe me tokat e veta! Kosova është gjaku im që nuk falet!”, përfundon Mikullovci.

Njëjtë, edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dje përmes një mesazhi bëri thirrje në mërgatë që t’i bashkohet kësaj proteste.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!