Adnan Januzaj merr lajmin e madh nga Belgjika – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

Adnan Januzaj merr lajmin e madh nga Belgjika

13:30 | 09 Nëntor 2018

Paraqitjet fantastike me Real Sociedadin nuk kanë kaluar pa u vërejtur nga trajneri i Kombëtares së Belgjikës, Roberto Martinez.

Lojtari kosovar, Adnan Januzaj është ftuar përsëri nga Belgjika për dy ndeshjet e radhës së Kombëtares belge në Ligën e Kombeve.

Belgjika do të luaj kundër Zvicrës dhe Islandës derisa është në pozitë të mirë për ta fituar grupin e saj, për të shkuar kështu në final-four të Ligës së Kombeve dhe në fund të shpallet fituese e saj.

Për vijën e sulmit, Martinez ka ftuar: Eden dhe Thorgen Hazard, Dries Mertens, Hans Veneken, Michy Batshuayi dhe Romelo Lukaku.

Këtyre sulmuesve i bashkohet edhe Januzaj.

Belgjika ndeshjen e parë do ta zhvillojë më 15 nëntor kundër Islandës si vendas, para se të udhëtojë për në Zvicër më 18 nëntor.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!