Adoleshentja shqiptare zhduket në Irlandë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Adoleshentja shqiptare zhduket në Irlandë

19:01 | 15 Prill 2018

Një 17-vjeçare shqiptare e cila banonte në Irlandë rezulton e zhdukur që prej 4 ditësh.

Olta Dodaj raportohet se u pa për herë të fundit të mërkurën, më 11 prill, rreth orës 14.45 në Newbridge.

Olta është përshkruar si 1.6 m e gjatë, me flokë të gjatë kafe dhe sy kafe.

Policia lokale e Newbridge ka publikuar edhe një foto të vajzës shqiptare, duke kërkuar ndihmë për gjetjen e saj.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!