Adoleshentja vritet duke luajtur ‘Ruletin rus’ me të dashurin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
15 °C

Adoleshentja vritet duke luajtur ‘Ruletin rus’ me të dashurin

13:31 | 10 Janar 2018

Një adoleshent është arrestuar në Brazil pasi besohet se ka shtyrë të dashurën e tij të vritet duke luajtur lojën e “Ruletit rus”.

Palloma Lima, 18-vjeçare, ka vdekur pak minuta pasi ishte braktisur nga i dashuri në një spital në Gama, qytet afër Brazilisë.

Vetura e bardhë Fiat Palio kishte shenja të gjakut dhe besohet se në të çifti ka luajtur lojën e famshme vdekjeprurëse, transmeton Koha.net.

Policia u ka thënë medieve lokale se Palloma ka vdekur gjatë lojës me rulet, në të cilën pjesëmarrësit rrezikojnë jetën me një revolver me një plumb.

Detajet e plota të vrasjes ende nuk janë bërë të ditura pasi policia nuk ka arritur të gjejë armën me të cilën është vrarë adoleshentja.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!