Aeroporti i Prishtinës realizon konkurs artistik për fëmijë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
15 °C

Aeroporti i Prishtinës realizon konkurs artistik për fëmijë

14:07 | 01 Qershor 2018

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve ANP “Adem Jashari” ka organizuar konkursin për punimin më të mirë artistik, ku të drejtë pjesëmarrje kanë pasur të gjithë fëmijët e moshave nga 6 deri në 11 vjet.

Nën ritmet e muzikës dhe performancës së grupeve argëtuese, fëmijët kanë pasur rastin të shpalosin kreativitetin e tyre në ekspozitën me punime në hapësirat e ANP “Adem Jashari”. Ngjarja është zbukuruar edhe më shumë me këngët dhe vjershat e recituara nga vogëlushët, të cilat kishin ardhur në mënyre të organizuar së bashku me mësueset e tyre.

Me qëllim të përkrahjes dhe inkurajimit të fëmijëve për të zhvilluar kreativitetin e tyre artistik, njëherit janë shpërblyer punimet me të mira dhe janë ndarë dhurata të ndryshme për fëmijët pjesëmarrës.
Kompania Limak që menaxhon me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” po mbështet në vazhdimësi projektet e përgjegjshme ndaj shoqërisë. Përveç përfshirjes së tyre në ngjarje të tilla, aeroporti tashmë për disa vite pranon në vizita grupe të fëmijëve të cilët kanë rastin të mësojnë më shumë për aviacionin.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!