Aeroporti vërshohet nga uji, ndërpriten fluturimet – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Aeroporti vërshohet nga uji, ndërpriten fluturimet

10:56 | 08 Janar 2018

Për shkak të vërshimeve janë ndërprerë përkohësisht fluturimet në terminalin për fluturime ndërkombëtare në aeroportin e New Yorkut “John F. Kennedy”, njofton al jazzera.

Kjo ka ndodhur në kohën kur në verilindje të vendit ende mbretëron mot i ftohët me temperatura të ulëta e në New York është ftohtë minus 8 gradë, transmeton Koha.net.

Udhëtarët që u gjenden në atë terminal u transferuan në pjesë të tjera të aeroportit.

Mendohet se vërshimet kanë ndodhur për shkak të pëlcitjes së gypave të ujësjellësit nga të ftohtit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!