Agnelli – lojtarëve të Juventusit: O këtë vit, o kurrë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
16 °C

Agnelli – lojtarëve të Juventusit: O këtë vit, o kurrë

08:11 | 13 Gusht 2018

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli nuk e ka fshehur dëshirën e tij dhe se ardhja e Cristiano Ronaldos bënë që “Liga e Kampionëve duhet të jetë objektiv i Juventusit”.

Pasi ka investuar 100 milionë plus bonuse dhe një rrogë prej 30 milionë euro në vit, bardhezinjtë kanë dërguar menjëherë sinjalet se kush duhet të jetë synimi i tyre për këtë sezon.

“Do të jetë një vit i vështirë, por një ka lëvizur nga ëndrra në objektiven tonë kryesore”, ka thënë Agnelli për JTV.

“Liga e Kampionëve duhet të jetë objektiva e jonë këtë sezon. Duhet të jetë Liga e Kampionëve, e po ashtu edhe Skudeto dhe Coppa Italia”.

“Ky vit, për ne më të vërtetë duhet të jetë fitorja e të gjithave, ne duhet të punojmë natë e ditë për ti arritur këto gjëra deri në fund. Do të jetë një kampanjë jashtëzakonisht e vështirë, plot pasion por mezi pres të fillojë”.

Këtë mbrëmje bardhezinjtë luajtën ndeshjen e tyre tradicionale miqësore në Villar Perosa, ku skuadra seniore e mundi atë juniorë më rezultat 5-0, ku Ronaldo shënoi gol në debutim.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!