‘Ahmeti i raportoi LVV-së për shkatërrimin e qytetit në protesta’ – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

‘Ahmeti i raportoi LVV-së për shkatërrimin e qytetit në protesta’

21:18 | 14 Nëntor 2017

Kandidati të LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka thënë se kryetari aktual dhe kandidati i VV-së për një mandat të dytë, Shpend Ahmeti, gjatë udhëheqjes së tij katërvjeçare ka qenë i detyruar t’i raportojë sekretariatit të partisë për punën dhe zhvillimet brenda komunës.

Ai në Rubikon të KTV-së ka paraqitur një deklaratë, në të cilën, sipas tij, Ahmeti i raporton partisë për protestat në Prishtinë.

“Ai raporton për shkatërrimin e qytetit dhe edhe kjo më dallon nga ai”, theksoi ai.

Me këtë Abrashi thotë se Ahmetit i pamundësohet të jetë i lirë në punën e tij, nuk mund të marrë vendime si kryetar dhe nuk mund të ushtrojë lirshëm rolin e tij.

“Jam i lirë të punoj dhe të implementoj vizionin tim për Prishtinë më të mirë derisa mendoj që kryetari aktual është i kontrolluar nga partia dhe duhet t’u raportojë. Nuk ka kontroll apo nuk ka pas kontroll ndaj drejtorëve të cilët kanë vepruar në mënyrë të pavarur”, ka thënë ai.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!