“AKP po shkel të drejtat e njeriut të punësuarve në Pallatin e Rinisë” – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
15 °C

“AKP po shkel të drejtat e njeriut të punësuarve në Pallatin e Rinisë”

11:01 | 08 Tetor 2018

Punëtorët e Pallatit të Rinisë kanë shprehur pakënaqësinë e tyre dhe shqetësimin se nuk u janë paguar pagat për dy muaj.

Sipas KMDLNJ-së AKP nuk e ndjen detyrim për faktin se nuk e ka nën menaxhim këtë aset dhe se ky detyrim, me nënshkrimin e marrëveshjes me Komunën e Prishtinës për transferimin e pronësisë e cila i pranon borxhet, i takon kësaj komune.

“Për KMDLNj-në nuk është me rëndësi ndërrimi i adresave të përgjegjësisë për shlyerjen e pagave për shërbimet e ofruara për punëtorët e Pallatit të Rinisë por është me rëndësi dhe detyrim ligjor që punëtorët të marrin pagat e pashlyera, në të kundërtën kemi të bëjmë me shkelje të rëndë të drejtave të punëtorëve si dhe familjeve të tyre shkaku se në shumtën e rasteve këta të punësuar janë mbajtës të familjeve”, thuhet në një komunikatë të Këshillit.

Sipas KMDLNJ-së në kushte të një mjedisi të rëndë socio – ekonomik ku shumica e të punësuarve bëjnë përpjekje për mbijetesë për shkak të pagave të ulëta t’ua privosh të drejtën e pagës/kompensimit për shërbimet e ofruara paraqet shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe KMDLNj kërkon nga institucionet përgjegjëse të ndërmarrin veprime të menjëhershme në dobi të punëtorëve, drejtat e të cilëve janë të obliguar t’i mbrojnë me ligj.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!