Aksident i rëndë në Prizren, 5 të lënduar – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
16 °C

Aksident i rëndë në Prizren, 5 të lënduar

11:17 | 05 Gusht 2018

Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore në aksidentin mes një automjeti me targa vendore dhe një kamioni me targa të huaja.

Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 16:30 në Landovicë të Prizrenit.

Policia njofton se si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë pasagjerë, dy të gjinisë mashkullore dhe dhe tre të gjinisë femërore, të cilët pas tretmanit mjekësor në Spitalin Rajonal Prizren lirohen në shtëpi.

Rasti mbetet të hetohet nga Policia.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!