Aksident i rëndë, humb jetën një këmbësor

21:03 | 22 Dhjetor 2018

Kohëve të fundit janë shtuar numri i aksidentve me fatalitet.

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë fshatit Tale të Lezhës, ku paraprakisht raportohet se një mjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe viktimës, por edhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Detaje të tjera ende nuk dihen, ndërkaq që nuk ësht raportuar për ndonjë të arrestuar.

Ndryshe, kohëve të fundit janë shpeshtuar aksidentet me fatalitet, ndërkaq që Policia e Kosovë ka bërë apel për kujdes të shtuar në komunikacion.

Komento: